Zjarret në Koçan janë lokalizuar, helikopterët në teren në Kostin Doll dhe Novosellani

Koçan, 3 gusht – Zjarret të cilat shpërthyen mbrëmë në disa lokacione në vend, gjatë natës janë lokalizuar, por edhe më tutje janë aktivë dhe nuk është mënjanuar rreziku nga përhapja e tyre. Në terren janë ekipet zjarrfikëse me automjete dhe mekanizim, pjesëtarët e Armatës, të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, dhe qytetarët të cilët po ndihmojnë.

Zjarri në Koçan që mbrëmë kërcënonte të përfshijë edhe pjesë të qytetit, ende është aktiv. Nga Njësia territorial zjarrfikëse-Koçan për MIA-n informuan se ka gjasa të mëdha se do të ndërlidhet me vendet e kapluara nga zjarri afër fshatrave Banja dhe Tërkanje, ku ka zjarr prej para disa ditëve.

Sot në mëngjes po bëhet kontrolli në teren para se të angazhohen helikopterët për shuarje të zjarrit.

Zjarri në Rankovc është lokalizuar dhe vënë nën kontroll, kumtoi në Fejsbuk ministri I Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Aktiv është edhe zjarri afër Nagoriçanit të Vjetër dhe janë mobilizuar ekipe për shuarjen e tij.

Për sot është caktuar mbledhje e grupit për vlerësim ku do të shqyrtohet serioziteti I situatës me zjarret dhe, siç paralajmëroi drejtori I Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, nëse nevojitet, do të propozohet të shpallet gjendje krize në një pjesë të territorit apo në tërë territorin e vendit.

Presidenti Stevo Pendarovski, me propozim të Shtatmadhorisë së Armatës, ndërkaq pas analizës së gjendjeve, urdhëroi të shpallet alarm në tërë përbërjen e Armatës për përballje me fatkeqësitë elementare.

Ky vendim, siç kumtoi Pendarovski, është sjellë me qëllim që në aksion të koordinuar me të gjitha institucionet, e tërë përbërja e Armatës të mund të vihet në dispozicion për përballje me zjarret në territorin e shtetit.