Zjarret marin dhe viktimën e parë, digjet një grua në Nagoriçan të vjetër (Video)

Shkup, 5 gusht – Zjarri i madh në Nagoriçan të vjetër e mori dhe viktimën e parë.
Një grua është djegur në një shtëpi të cilën e kaploi zjarri. Duke u përpjekur të fshihet nga zjarri, ajo është mbyllur në shtëpi dhe nuk ka arritur të dalë nga tymi i dendur, transmeton Zhurnal.
Për atë se si nuk mundi ta ndihmojë për të dalë jashtë, tregon dhe Borisi i cili bashkëjetonte me të. Ai ngeli edhe pa Stojankën edhe pa shtëpi.
“Stojanka ishte në dhomë. Nuk munda ta ndihmojë. Kishte shtazë, asgjë nuk ngeli. Askush nuk ndihmoi. Pasi u djeg atëherë erdhën. Nuk kam tani për asgjë, as buk, ujë e as për barëra”, deklaroi Borisi për Tv24.