Zjarre shkatërruese në Sibiri, ka të vdekur

Disa zjarre shpërthyen në Siberinë jugore, me ç’rast u dëmtuan rreth 200 ndërtesa, ndërsa ka edhe të vdekur, kumtuan sot autoritetet lokale.
Zjarret në territorin Krasnojarska u përhapën në më shumë se 16 zona, duke përfshirë rreth 200 ndërtesa, disa uzina për përpunimin e drurit dhe terrene sportive, me ç’rast humbën jetën deri më tani një numër i pakonfirmuar, publikoi Ministria rajone për Gjendje të jashtëzakonshme në Telegram.