Zjarr pranë një resorti në Turqi, evakuohen rreth 300 persona

Më shumë se 270 njerëz u evakuuan pranë vendpushimeve në Turqinë jugperëndimore për shkak të një zjarri që shpërtheu të martën dhe u përhap për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, tha ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Vahit Kirisci.

274 njerëz janë larguar nga shtëpitë dhe vendet e punës, tha Kirisci në Marmaris, një vendpushim popullor në provincën mesdhetare të Muglas, transmeton portal arbresh.info

Deri më tani janë prekur gati tre mijë hektarë tokë. Zjarri fillimisht shpërtheu në Parkun Kombëtar Marmaris.

Udhëheqësi i opozitës turke Kemal Kilicdaroglu theksoi se rajoni është veçanërisht i prekshëm nga zjarret në pyje për shkak të ndryshimeve klimatike dhe akuzoi qeverinë për papërgatitje. Një zjarr në pyll është ndezur edhe në provincën juglindore të Kahramanmaras, raporton TRT.