Zjarr në Stamboll, shpërthen një depo – banorët në frikë se pronat e tyre mund të kaplohen nga zjarri
![](https://medial.mk/wp-content/uploads/2021/08/1-79-780x439-1.jpeg)
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një depo në afërsi të një vend-punishte në Stamboll të Turqisë.
Tymi i zi që ngritej në qiell ka frikësuar tej mase banorët që ishin të brengosur, që zjarri mund t’i kaplojë edhe pronat e tyre, transmeton Telegrafi.
Mediat lokale raportojnë se para zjarrit kishte ndodhur një shpërthim në të cilin për fat të mirë nuk është lënduar askush.
E një numër i madh i zjarrfikësve po mundohen ta fikin zjarrin, kurse shkaku i këtij shpërthimi deri më tani mbetet i panjohur.