Zjarr në ndërtesën ushtarake në Rusi, raportohet për shtatë viktima
Numri i të vdekurve nga një zjarr i madh që shpërtheu sot në një institut kërkimor ushtarak në qytetin Tver, 160 km larg Moskës, ka shkuar në shtatë, njofton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Raportet fillestare nga mediet ruse bënin fjalë për dy viktima dhe 20 të plagosur.
Mediet ruse kanë transmetuar pamje që tregojnë tymin e zi që del nga ndërtesa katër katëshe e Institutit Qendror të Kërkimeve Aeronautike të Forcave Ajroire Ruse.

