Detaje nga zjarri në restorantin “Ragusa”! Ka pasur njerëz në lokal në momentin kur ka rënë zjarri

Shkup, 8 gusht – (e freskuar) – Zjarri në restonantin “Ragusa360” është lokalizuar, raporton nga terreni ekipi i TV21. Sipas informacioneve të para, nuk raportohet për të lënduar, edhe pse gjatë momentit kur ka ndodhur zjarri ka pasur njerëz në lokal. Për fat të mirë qytetarët në kohë janë evakuuar nga objekti. Tani për tani ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin në restonantin “Ragusa360” që gjendet në kulmin e garazhit me kate “26 korriku” në Shkup.
Zjarr i madh kaplon restorantin ‘Ragusa 360’ në Shkup (foto)
Para pak çastesh ka shpërthyer zjarr tek restoranti Ragusa 360 në qendër të Shkupit, raporton Zhurnal.
Për momentin nuk ka informata nëse ka persona të lënduar nga zjarri, edhe pse në momentin kur ka shpërthyer zjarri, në restorant ka pasur klientë. Mysafirët janë evakuuar me kohë. Gjithashtu nuk dihen shkaqet si erdhi deri te incidenti.
Priten më tepër detaje nga Ministria e Punëve të Brendshme, pasi të kryejnë ekspertizën në teren.

