Zhurnal mëson / Partia maqedonase VMRO, do të befason në Kërçovë!

Shkup, 16 gusht – Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski ka publikuar disa nga kandidatët e kësaj partie për kryetar komunash në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, por jo edhe për komunën e Kërçovës, shkruan Zhurnal.
Sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal brenda partisë , VMRO , bëhet e ditur se kjo parti në Kërçovë nuk do të nxjerr kandidatë por po negociohen me partin shqiptare “Aleanca për Shqiptarë”, dhe se nëse eventualisht nuk do të arrihet marrëveshja, ka gjasa që kjo parti të sjell një vendim shumë befasues për shqiptarët, mëson zhurnal.