Zhurnal mëson / Ministri Hoxha anulon pushimin vjetor shkaku situatës me zjarret

Shkup, 6 gusht – Ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha siç mëson Zhurnal.mk ka anuluar pushimet për këtë vit.

Siç mësohet shkaku i anulimit të pushimeve janë zjarret e shumta që janë përhapur në mbarë vendin.

Ndryshe, disa ministra të kabinetit qeveritar së bashku me kryeministrin Zoran Zaev do të dalin në pushim vjetor javën që po vijnë.