Zhurnal mëson: Kur të fillojmë negociatat me BE-në, kërkesa e parë do të jetë ulja e pagave të funksionarëve që u rritën për 78 për qind!

Shkup, 20 qershor – Fillimi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian po pritet me padurim nga shumica e qytetarëve të vendit tonë. Por është një pikëpyetje e madhe nëse këtë padurim për fillim më të shpejtë të negociatave e ndajnë bashkë me qytetarët edhe shumica e politikanëve tanë. Bazuar në paralajmërimet e disa diplomatëve evropianë në Shkup, një ndër obligimet e para që duhet të plotësojë Maqedonia e Veriut nëse fillon negociatat për anëtarësim, do të jetë ulja e pagave të funksionarëve, shkruan Zhurnal.

“Kemi përshtypje se për momentin në Shkup kemi dy palë politike që vetëm aktrojnë gjoja interesim për fillim të shpejtë të negociatave me BE, por dy palët lusin zotin që këto negociata të mos fillojnë, sepse një nga kushtet e para pas fillimit të negociatave do të jetë ulja e pagave të rritura padrejtësisht në një përqindje aq të madhe.
Në asnjë vend të BE-së pagat e funksionarëve nuk janë aq shumë më të larta në krahasim me pagën mesatare, ose pagën minimale. Nuk them se funksionarët në vendet e Bashkimit Evropian nuk marin paga më të larta se funksionarët në Maqedoninë e Veriut. Mirëpo nëse i krahasojmë me pagat që marin qytetarët, pagat e tyre janë më të ulëta. Nuk kemi rast në ndonjë vend të BE-së që pagat e funksionarëve të jenë tre, katër ose pesëfish më të larta se pagat e arsimtarëve ose profesorëve. Kjo është diçka e paparamenduar. BE nuk do të toleron një diskrapancë të tillë”, vlerësojnë diplomatë evropianë në Shkup, shkruan Zhurnal.

Sipas tyre, kjo rritje pagash bie ndesh jo ovetëm me një, por me disa kapituj të negociatave, sepse, përveç që nuk përputhet me gjendjen ekonomike në vend, poashtu paraqet edhe diskriminim të qytetarëve përballë funksionarëve.

Edhe nëse faleminton shteti, funksionarët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga pagat e rritura!!!

Kur doli për herë të parë në media informacioni për rritjen e pagave të funksionarëve 78 për qind, opinioni fillimisht e pranoi me dyshime, por kur informacioni u vërtetua zyrtarisht, u paraqit edhe mllefi dhe revolta.
Reagim të njëjtë aktruan edhe shumica e politikanëve, duke premtuar dhe paralajmëruar se së shpejti do të dalin me propozime konkrete, që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të shfuqziohet sa më shpejt.

Mirëpo reagimet, si duket, kishin për qëllim vetëm sa të blehet pak kohë, të kalojnë tre ditë, të hapen çështje tjera në opinion dhe çështja e pagave të funksionarëve të kalon në harresë. Mirëpo sim und të kalon në harresë një skandal i tillë? Nuk bëhet fjalë për rritje pagash në këtë kohë krize për 7 ose 8 për qind, por për plot 78 për qind.
Efekti negativ i këtij vendimi filloi të japë pasojat negative që priteshin. Të punësuarit në shumë institucione shtetërore kanë paralajmëruar ose filluar greva, duke kërkuar rritje pagash, e si bazë për kërkesat e tyre e marin pikërisht rritjen e roogave të funksionarëve për 78 për qind, shkruan Zhurnal.

Së fundmi Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) ak filluar protesta dy orëshe, nga 10:00 deri në 12:00 në gjithë vendin. Kërkesa e tyre është për rritje të pagave për 30 për qind, ndryshe kërcënojnë me grevë të përgjithshme.
Hapi i radhës, sipas sindikalistëve është greva e përgjithshme. Mosmarrëveshja me autoritetet për unifikim të metodologjisë së re të pagave ka bërë që Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë të ngre alarmin si asnjëherë më pare, kurse pakënaqësi të mëdha ka edhe në sektorin privat. Nga Sindikata e Ndërtimtarisë dhe Industrisë kanë thënë se “disponimi” për protestë vlon edhe te të punësuarit në kompanitë private, të cilët nuk janë të kënaqur me pagat.

Situata ka shkuar aq larg, sa që ka edhe paralajmërime se ekziston mundësia që të krijohen “situata të padëshiruara” si mospërmbushje e detyrave të punës dhe obligimeve të punonjësve gjatë një greve të mundshme të përgjithshme.

Kush është i “marrë” me heqë dorë prej pagave 2.000 euro?

Deri sa shteti po vlon nga pakënaqësitë sociale, funksionarët të njohur si struktura që ndoshta punon më së paku, tani dy muaj po shijojnë paga më të larta për rreth 70 mijë denarë, duke nisur nga Kryetari i shtetit, Kuvendit dhe Qeverisë dhe diçka më pak ministrat, deputetët, gjykatësit, guvernatori e zyrtarë të tjerë të zgjedhur dhe emëruar.

Në Maqedoninë e Veriut në sektorin publik janë të punësuar mbi 130 mijë persona, të cilët marrin pagë nga buxheti i shtetit kurse në sektorin privat janë të punësuar rreth 350 mijë. Shifrat alarmante tregojnë se nga gjithë ky numër i të punësuarëve, 25 për qind marin paga minimale (rreth 95 mijë).
Pagat e shumë qytetarëve, në kohën kur inflacioni po gllabëron gjithçka para vetes, janë rritur vetëm 2.000 denarë, funksionarët që edhe ashtu ushfrytëzojnë shumë beneficione tjera, rrogat i kanë 2.000 euro, dikush pak më shumë, e dikush pak më pak, shkruan Zhurnal.

Pagat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të nënkryetarëve të Kuvendit janë rritur për rreth 60 mijë denarë, ndërsa të ministrave dhe deputetëve për rreth 56 mijë denarë. Funksionarët shpërblehen me paga më të larta për 78% ose rreth 1000 euro, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila më 21 mars shfuqizoi ngrirjen e një neni në Ligjin e Pagave ku llogaritet koeficienti në varësi të pozicionit, por që paga bazë merret ajo e vitit të kaluar të të njëjtëve funksione të shtetit. Vet Presidenti Pendarovski publikoi përllogaritjen e pagës së tij, ku e kishte 92 mijë tani e ka 165 mijë den, apo nga 1500 euro në mbi 2500.

Tani parashtrohet pyetja se a janë “të marrë” funksionarët të plotësojnë kushtet për fillim të negociatave me BE-në, kur e dinë se gjëja e parë që do të duhet të bëjnë është heqja dorë nga pagat e majme?
“Kjo është një çështje për të cilën duhet të kujdesen qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ata duhet të përcaktohen nëse duan të bëhen pjesë e BE-së ku edhe vetë do kenë paga 2.000 euro, ose të tolerojnë edhe më tej që rroga të tilla të kenë vetëm funksionarët që i përfaqësojnë në institucionet shtetërore”, është porosia e diplomatëve./Zhurnal