Zhurnal mëson / Kontrabandë brenda BFI-së në emër të humanitetit? Dyshime për një rast skandaloz! Fletëarrestet gati, pritet vetëm zbatimi !
Shkup, 2 shtator – Shkrimet për skandale lidhur me BFI-në nuk janë diçka e re, por skandali i fundit për të cilin mson Agjencia e Lajmeve Zhurnal pritet të jetë një kthesë e vërtetë dhe me shumë gjasa të përfundon me të arrestuar.
Burime nga ky institucion thonë se doganat e Maqedonisë së Veriut kanë ndaluar një kamion me mallra që ka pasur destinacion përfundimtar BFI-në, nën dyshimin se bëhet fjalë për kontrabandë. Sipas burimeve tona, kamioni zyrtarisht është oaraqitur se bartë ndihma humanitare, mirëpo ajo që kanë hasur doganierët gjatë kontrollit, i ka lënë ata gojëhapur.
“Në vend të ndihmave humanitare, kamioni ka qenë pëplot me aparate të shtrenjta për prodhimin e akulloreve, aparate të shtrenjta për kafe, prodhime të shtrenjta firmato tekstili, pllaka për banjo e kuzhina me cilësi të lartë dhe me çmim marramendës. Kemi një rast klasik të kontrabandës në emër të humanitetit”, thonë burimet nga BFI për Agjencinë Zhurnal.
Agjencia e Lajmeve Zhurnal pret qëndrim zyrtar edhe nga BFI lidhurme këto informacione. Ndërkohë burimet tona thonë se ky rast me shumë gjasë do të përfundon me të arrestuar.
“U bëjmë apel atyre që janë të involvuar në këtë rast, qoftë edhe kryetari apo kushdoqoftë, që të japin dorëheqje dhe të mos arrestohennë pozitat që I mbajnë sepse kjo do të ishte jollosje e BFI-së.së. Mos t’i vendosin postet dhe luksin para interesit të përgjithshëm. Më mirë të dorëhiqen, se sa të e lëshojnë institucionin me pranga në dorë, sepses a kemi informata kjo është e pashmangshme”, shtojnë burimet tona.
Zhurnal do të përcjell me vëmendje zhvillimet rreth rastit në fjalë, në pritje të informacioneve shtesë që na është premtuar se do të na dorëzohen lidhur me rastin. Ndërkohë ndajmë shpresën e njerëzve që ia dojnë të mirën BFI-së se krerët e involvuar të këtij institucioni në kontrabandë eventuale, do të japin dorëheqje para se të përfundojnë nën pranga./Zhurnal