Zhurnal mëson: Aksion i madh policor në Vizbeg dhe Nerez, në cak grup i organizuar ndërkombëtar

Shkup, 16 shkurt – Sapo ka përfunduar një operacion i madh policor nga njësiti special dhe njësiti për krim të organizuar, në bashkëpunim me njësitet nga Holanda dhe Belgjika, mëson joyzrtarisht Zhurnal nga burime brenda MPB-së.

Operacioni është kryer në Vizbeg, Nerez dhe disa vende tjera të Shkupit ndërsa në cak kanë qenë një rrjet i organizuar ndërkombëtar për armatim, drgoë, vjedhje të arit dhe orëve të shtrenjta./Zhurnal.mk