Zhozef: Bullgaria sikur Rusia, qasje e ngjashme, taktikë ndryshe
Shkup, 26 Qershor – Eduard Zhozef njohës i politikës së Ballkanit dhe ligjërues i Studimeve Ndërkombëtare Johns Hopkins në një deklaratë për REL ka theksuar se qasja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë është e ngjashme sikur ajo e Rusisë ndaj Ukrainës, por vetëm se jo me agresion luftarak. Sipas tij Bullgaria pretendon se Maqedonia është krijim artificial jugosllav.
“Përgjigjja është po, sepse kjo çështje në Bullgari e nacionalizmit ekstrem është një reflektim dhe shumë të kujton atë që Rusia po bën në Ukrainë. Mendoni për këtë. Rusia dhe Putini veçanërisht se ai e quan Ukraina – Vend artificial dhe qëndrimi i tij është “Ne nuk jemi shumë më të fuqishëm, dhe ju jeni më pak të fuqishëm. Ju jeni një tokë artificiale. Ju jeni në të vërtetë rus në një farë mënyre. “Identiteti juaj nuk ekziston; ai është artificial.
”Kemi qasje të ngjashme, jo me forcë, por duke përdorur forcën. Bullgaria po shfrytëzon fuqinë e saj si vend anëtar i BE-së për të thënë se ju në të vërtetë jeni një vend artificial. Ju jeni një vend artificial dhe jeni vetëm një krijim artificial jugosllav, por gjuha dhe historia juaj bazohen në identitetin tonë bullgar dhe ne jemi më të fuqishëm se ju. Ku është dallimi. Qasja është e njëjtë, por taktikat janë të ndryshme. Por e njëjta qasje nuk është vlera evropiane”- deklaroi Eduard Zhozef, njohës i politikës së Ballkanit.

