Zhejiang do të ndërtojë parqe ishujsh detarë

Provinca Zhejiang në Kinën lindore, e cila krenohet me ishujt detarë në mesin e rajoneve të nivelit krahinor të vendit, po ndërton disa nga ishujt e saj skenikë në përpjekjet për të rritur sektorin e saj të turizmit, shkruan “Xinhua”.

Departamenti i Kulturës dhe Turizmit i provincës njoftoi se ndërtimi po kryhet për të transformuar 10 ishuj në brigjet e Zhejiang në parqe. Projektet janë planifikuar të përfundojnë deri në fund të vitit 2022.

Parqet pritet të ofrojnë rreth 200.000 vende pune për banorët vendas dhe të presin deri në 100 milionë vizitorë çdo vit.

Zhejiang njoftoi planet për ndërtimin e parqeve të ishujve detarë në vitin 2019. Deri tani, në projekte ndërtimi janë investuar më shumë se 100 miliardë juanë (rreth 15.5 miliardë dollarë)