Zgjimi pikërisht në këtë kohë ngadalëson plakjen: Mjekja këshillon – kjo është mënyra për të “ndaluar vitet”

Shprehi të shumta mund të na “shtojnë vitet”

Gjenetika e mirë, ushqimi, aktiviteti fizik, kurimi i lëkurës dhe i flokëve, duken në fytyrën dhe trupin tonë.

Në gjenetikë nuk mund të ndikojmë, prandaj ekspertët na këshillojmë si t’i përmirësojmë shprehitë jetësore dhe të dukemi në mënyrën më të mirë të mundshme në moshën tonë të jetës.

Cilësia e gjumit ka rëndësi të paçmueshme, por edhe mënyra se si flemë mund të jetë aleat i mirë në luftimin e plakjes, ka thënë mjekja Kumkum Mishra.

Ajo ka theksuar që koha ideale për zgjim është midis orës 5 dhe 7 të mëngjesit “Procesi natyror i plakjes fillon rreth moshës 25-vjeçare, kjo është mosha kur organizmi ngadalëson, pos nëse nuk stimulohet me shprehi të duhura jetësore”, thekson mjekja.

“Stresi, ushqimi, sasia e cilësisë së gjumit, marrja e ilaçeve, kushtet klimatike dhe gjendjet e caktuara mjekësore janë faktorët të cilët ndikojnë në plakjen e organizmit”, konstaton mjekja dhe thekson që sasia e mjaftueshme e gjumit ka rëndësi vendimtare.

Sigurisht që nuk jemi të gjithë njësoj, por doktori këshillon që të rriturit nga mosha 19 deri në 94 vjeç të flenë nga gjashtë deri në tetë orë në natë.

Fondacioni Kombëtar Amerikan i Gjumit shpjegon se higjiena e duhur e gjumit përfshin një mjedis të shëndetshëm në dhomën e gjumit, si dhe rutinat e përditshme.

Dr. Mishra këshillon të zgjoheni çdo ditë në të njëjtën orë.

“Më mirë është në orën 5 deri në 7 të mëngjesit. Po aq e rëndësishme është edhe ngritja e shpejtë nga shtrati menjëherë pas zgjimit. Mos bëni një sy gjumë më shumë se 20 minuta”, pohon ajo dhe këshillon të mos përdorni celularin ose kompjuter një orë para se të shkoni në shtrat.