Zgjedhje të shpallura e deputetët në pushime, kodi zgjedhor në “stand by”

Shkup, 6 gusht – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i shpallë zgjedhjet lokale për më 17 tetor. Ndërkohë, deputetët janë në pushime, ndërsa mes ligjeve që ngelën “stand by” janë edhe ndryshimet në kodin zgjedhor, transmeton Zhurnal nga REL.

I paqartë është fati i ndryshimeve në kodin zgjedhor të cilat shkaktuan shumë reagime nga faktorët shoqëror dhe politik më së shumti përshkak pragut prej dy përqind prej votuesve në listën e pavarur të kandidatëve për këshilltarë dhe kryetar komune. Sipas këtyre ndryshimeve, për dikë që dëshiron të kandidojë i pavarur në nivel lokal, duhet të mbledhë së paku 2% të nënshkrimeve nga qytetarët në atë vendbanim. Pra nëse në një komunë ka 100 mijë votues, ai duhet të mbledhë 2000 nënshkrime. Në Shkup përshembull, deri tani nevojiteshin vetëm 1000 nënshkrime, e tani me propozim ligjin e ri, nevojiten mbi 9000 të tilla.

Presidenti Stevo Pendarovski, organizata joqeveritare dhe iniciativa qytetare kundërshtuan këtë propozim ligj me çka reteroi edhe vet kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski. Përfaqësuesit e tyre partiak, së bashku me deputetët e BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, i sollën ndryshimet e ligjit në Kuvend.

Burime edhe nga opozita edhe nga pozita në Kuvend, tani thonë se ende ka mundësi që të sillen ndryshime të tilla në kodin zgjedhor prej kur të kthehen nga pushimet.

Ish kryetari i Komisionit Zgjedhor Shtetëror, Aleksandar Novakovski, është decid kundër ndryshimit të kodit zgjedhor në afat të shkurtër para zgjedhjeve, e sidomos pasi ato të shpallen.

“Absolutisht jam i bindur se pa dallim çfarë ndryshime pritet të ketë, ato gjithsesi janë ndryshime në Kodin Zgjedhor, dhe do të shënohen si gjë negative në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR. E dimë se afati i pranuar për ndryshime që të mos ketë vlerësim negativ në pjesën e jurisprudencës zgjedhore, është së paku gjashtë muaj para zgjedhjeve”, thotë Novakovski.

Nga shumica qeveritare thonë se ndryshimet eventuale nuk do t’i ndryshonin “rregullat e lojës në kushte të zgjedhjeve të shpallura”. Si shembull që nuk do t’i ndryshonin janë listat gjysmë të hapura ku nëse dikush don të zgjedhet, duheshte të ketë 3% nënshkrime të votuesve. Por për këtë kundërshtuan partitë më të vogla parlamentare dhe nga shumica qeveritare.

Por, burimet e njejta nga atje lënë mundësi për ndryshim të pragut zgjedhor për kandidatët e pavarur në 1%, siç paralajmëroi Zaev.

Në këtë reaguan nga iniciativa qytetare “Qyteti i gjelbërt human” duke thënë se edhe kjo është një rritje e konsiderueshme, nga 1000 nënshkrime në 5000. Në ligjin aktual pragu është i thjeshtë, në një komunë ku ka 10 mijë banorë, nevojiten vetëm 100 nënshkrime.

“Nuk do të duhej të ketë ndryshime në mënyrë të shpejtë sepse dërgohet mesazh i gabuar. Të gjithë vëzhguesit evropian dhe njohës nuk do të kuptojnë pse bëhet këto ndryshime për vendosjen e censusit”, thotë Novakovski.

Deputetët pritet të jenë në pushime gjithë gushtin, e nëse kryetari vendosë që mos t’ua ndërpresë pushimet, ato do të ktheheshin në shtator, vetëm një muaj para zgjedhjeve.//Zhurnal.mk