Zgjedhje të parakohshme në interes të qytetarëve apo partive politike?

Shkup, 10 maj – Zgjedhjet e parakohshme janë një e keqe e detyrueshme, dhe jo opsion i dëshiruar për qytetarët. Kështu komentojnë analistët politik Petar ARsovski dhe Xhelal Neziri pas insistimit të VMRO-DPMNE-së për mbajtjen e tyre. Sipas tyre, madje edhe po të ketë takim për takim liderësh, kjo do të përfundonte pa rezultat konkret, transmeton Zhurnal nga REL.
Mbajtja e dinamikës politike pas rezultateve të mira në zgjedhjet lokale dhe anketave pozitive të mendimit publik janë në interes të opozitës. Këto, sipas analistëve politik, janë arsyet pse VMRO-DPMNE-ja opozitare insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare pikërisht tani.
Nga sot deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni “Për rindërtimin e Maqedonisë”, kanë filluar bllokadën e Kuvendit. Kjo erdhi pasi skaduan 10 ditët si afat për kryeministrin Kovaçevski të aktojë takim liderësh dhe të caktohen zgjedhje të parakohshme.
Koordinuesi i grupës së deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, paralajmëroi bllokadë aktive për, siç tha, ligjet e dëmshme për qytetarët. Bllokada sipas paralajmërimit të tyre, do të zgjatë derisa Qeveria të organizojë zgjedhje të parakohshme.
“Ky është proes i cili do të zgjatë dhe ne jemi të gatshëm të shkojmë deri në fund”, tha Micevski.
Analisti politik Petar Arsovski thotë se insistimi i VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme tani, është strategji legjitime e partisë.
“Mendoj se arsyeja kryesore përshkak të cilës VMRO-DPMNE insiston në zgjedhje të parakohshme është ta mbajnë dinamikën politike të cilën e fituan me zgjedhjet lokale, duke konsideruar se me këtë do të mund të arrinin rezultate të mira edhe në zgjedhje parlamentare”, thotë Arsovski.
Edhe analisti Xhelal Neziri pajtohet se VMRO-DPMNE me çdo çmim dëshiron të shfrytëzojë momentin dhe përparësinë që e ka momentalisht, për zgjedhje eventuale, transmeton Zhurnal.
“Me siguri bëhet fjalë për rezultatet nga anketat që tregojnë se VMRO-DPMNE ka rritje dhe mbështetje dhe se në këto zgjedhje të parakohshme kjo parti do të korrte fitore. Bëhet fjalë për për matematikë përmes së cilës VMRO dëshiron të kthehet në pushtet. Pas dorëheqjes së Zaev dhe ndarjeve të brendshme, LSDM është dobësuar dhe rejtingun nuk e ka si më herët. Kështu që për çdo parti në opozitë, ky do të ishte momentumi që të inicohen zgjedhje të parakohshme”, thotë Neziri.
Që të dy folësit pajtohen se zgjedhje të parakohshme organizohen vetëm kur janë të pashmangshme.
“Nëse opozita arrinë të bllokojë sistemin atëherë dalja e vetme do të ishin zgjedhjet, atëherë patjetër duhet të mbahen. Përndryshe për pjesën më të madhe të qytetarëve, zgjedhjet e parakohshme janë e keqe e detyrueshme, dhe jo opsion i dëshiruar”, është kategorik Arsovski.
Edhe NEziri thotë se pas shumë cikleve të parakohshme parlamentare, do të duhet të lihet një parti të çojë deri në fund mandatin prej katër viteve, që të vlerësohet çfarë nga ajo që ka premtuar, ka realizuar.
“Mendoj se vendi përfundimisht duhet të kthehet në rrugën normale pas katër apo pesë cikleve zgjedhoretë cilat ishin të parakohshme. Ne që nga viti 2008 nuk kemi zgjedhje të regullta parlamentare. Pikërisht këto janë indikator se diçka nuk funksionon në shtet, se ka krizë politike apo krizë tjetër e cila e bënë situatën politike jo stabile, ndërsa zgjedhjet ndonjë zgjidhje për dalje nga e njejta”, thotë Neziri.
Sa i përket takimit të liderëve, folësit thonë se asgjë të re nuk do të sillte. Mickoski deklaroi se takim liderësh duhet të mbahet dhe të caktohen zgjedhjet e parakohshme, derisa Kovaçevski u përgjigj se takim do të pranonte por jo me kushtëzime.
Arsovski dhe Neziri thonë se bllokada në Kuvend nuk do të shkaktonte pasoja shumë të mëdha politike.
“Nuk e di si do të dukej tek ne një Kuvend i bllokuar. Shoh se Kuvendi ende nuk ka filluar me sjelljen e ligjeve në interes të qytetarëve në periudhën e kaluar, kështu që nuk e di cili do të ishte dallimi real. Edhe kështu, dy partitë janë në përplasje të vazhdueshme dhe çdo ligj është luftë dhe bllokadë. Do të shohim si do të reagojnë qytetarët ndaj bllokadës”, thotë Arsovski.
“Jo që Kuvendi edhe më parë ishte efikas. Mbi 30 ligje dhe regullore po presin gjatë që të miratohen në Kuvend, por ja që kjo një kohë të gjatë është jofunksionale. Kështu që kjo bllokadë tani më është edhe më parë dhe është për arsye të shumicës së ngushtë parlamentare dhe sjelljes jokonstruktive të opozitës”, thotë Neziri.
Ndryshe, bllokadat në Kuvend nuk janë diçka e re. Pothuajse nuk ka patur përbërje kuvendore ku një parti nuk ka braktisur Kuvendin, që të zvarriten debatet, që të stërmbushet Kuvendi me amandamente./Zhurnal.mk