Zgjedhje presidenciale në Kolumbi

Kolumbianët sot do të dalin në votim për ta zgjedhur presidentin e ri, Në garën për pozitën më të lartë janë një majtist, ish-gueril i cili angazhohet për ndryshime të thella shoqërore dhe manjat ndërtimi i cili premtoi se do ta luftojë korrupsionin.

Kandidatët Gustavo Petro, anëtar i dikurshëm i organizatës kryengritëse M-19, dhe Rodolfo Hernandez, biznesmen i pasur, janë të barabartë në anketat e opinionit publik.

Petro (62), ish-kryebashkiak i Bogotës, i cili për momentin është senator, premtoi se do të luftojë kundër pabarazisë me arsimin universitar falas, reformat pensionale dhe tatimet e larta të tokës joproduktive. Propozimet e tij, veçanërisht ai për ndalesën e projekteve të reja të naftës, i habiti disa prej investitorëve, edhe pse ai premtoi se do t’i respektojë kontratat ekzistuese ose tashmë të nënshkruara.

Gjatë fushatës, ai e zbuloi se ishte torturuar nga anëtarët e ushtrisë kur u arrestua për lidhjet e tij me guerrilasit dhe pretendoi se fitorja e tij në zgjedhje do t’i bënte funksionarët e lartë të ushtrisë të pranonin ndryshimet.

Një tjetër kandidat për president të ri të Kolumbisë, Rodolfo Hernandez, ish-kryebashkiaku i Bukaramanga, është kandidati që befasoi me hyrjen në raundin e dytë. Ai është zotuar të shkurtojë qeverinë, të financojë programe sociale për të frenuar korrupsionin dhe të sigurojë narkotikë falas për të varurit në një përpjekje për të goditur trafikantët e drogës.