Zëvendëskryeministri Bytyqi do ta vizitojë kompaninë “Benton – Ni” në Kumanovë

Kumanovë, 19 tetor – Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomike dhe Investime, Fatmir Bytyqi sot do ta vizitojë kompaninë Benton – Ni në Kumanovë.

Siç informuan nga shërbimi për informim i Qeverisë, kompania Benton – Ni në Kumanovë është mbështetur nga Qeveria përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve (LMFI).