Zero pikë në tri ndeshje, kambana alarmi te Kukësi

Kukësi është skuadra me rendimentin më të dobët në tre javët e para të Superiores. Verilindorët kanë pësuar 3 humbje, duke pësuar 9 gola e kanë shënuar vetëm 2. Një paraqitje shumë larg pritshmërive , që ka ngritur kambanat e alarmit te Kukësi, që këtë edicion do e ketë shumë të vështirë misionin mbijetesë.

Skuadra ka ndryshuar trajnerin dhe me Stavri Nicën ekipi tregoi një frymë ndryshe në përballjen me Dinamo City-n, por që sërish nuk mjaftoi. Ekipi verilindor ka ndryshuar formacion në të tria këto ndeshje dhe nuk po gjen dot stabilitet.