Zelenskyy, NATO-s: Na jep vetëm 1% të asaj që ke

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për më shumë ndihmë, në takimin me dyer të mbyllura me liderët e vendeve të NATO-s, duke thënë “na jep vetëm 1% të asaj që keni”.
“Mund të na jepni një për qind të të gjithë avionëve tuaj. Një për qind e të gjithë tankeve tuaja. Një për qind!”, ka thënë ai.
Ai ka kërkuar liderëve të vendeve anëtare të NATO-s më të ndihmë madhe dhe më të shpejtë për të mbrojtur qytetarët ukrainas.