Zelensky: Ushtria ruse ka pësuar humbjet më të mëdha në dekada

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky sot mbajti një fjalim ku tha se ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekada.

Ai më tej pretendoi se 31 grupe taktike të batalioneve ruse tani nuk janë më në gjendje të luftojnë.

Zelensky kërkoi lirimin e menjëhershëm të kryetarit të qytetit Melitopol, pasi dje është raportuar se është rrëmbyer nga forcat ruse, shkruan BBC, transmeton Zeri.info.

Ai për çështjen e rrëmbimit të kryetarit të Melitopolit tha se ka diskutuar me lirëdër francezë e gjermanë.

Zelensky gjithashtu tha se Ukraina po punon me Komisionin Europian për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE.