Zelensky: Ukraina do të shqyrtojë furnizimin me qymyr për Poloninë
Ukraina do të shqyrtojë nëse mund të dërgojë urgjentisht 100.000 tonë qymyr termik në Poloninë fqinje për ta ndihmuar atë të kalojë dimrin e ardhshëm, tha presidenti ukrainas.
Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Volodomyr Zelensky tha gjithashtu se kishte urdhëruar përshpejtimin e punës për modernizimin e linjës së transmetimit nga termocentrali ukrainas Khmelnytskyi në Poloni.
“Kam udhëzuar kabinetin që të shqyrtojë mundësinë e një dërgese urgjente të 100,000 tonëve qymyr termik në Poloni. Ne kemi sasi të mjaftueshme për veten tonë dhe mund t’i ndihmojmë vëllezërit tanë të përgatiten për këtë dimër”, tha ai.
Polonia mbështetet në qymyrin për rreth 70 për qind të prodhimit të saj të energjisë elektrike.

