Zelensky i kërkon OKB-së ndihmë për të shpëtuar njerëzit nga Mariupol – Rusia vazhdon të godasë objektiva civilë në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje drejtpërdrejt Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që të ndihmojë në evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal.

Kompleksi ka qenë i rrethuar nga forcat ruse dhe pavarësisht evakuimeve të suksesshme ditët e fundit ka ende civilë dhe ushtarë të bllokuar në fabrikën e çelikut.

“Jetët e njerëzve që mbeten atje janë në rrezik”, ka thënë Zelensky.

“Të gjithë janë të rëndësishëm për ne. Ne kërkojmë ndihmën tuaj për t’i shpëtuar ata”.

Përpjekja e fundit e suksesshme për evakuimin e civilëve u koordinua nga OKB-ja dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Në orën e fundit, Rusia tha se do të hapte korridore humanitare për të ndihmuar civilët të evakuohen gjatë tre ditëve të ardhshme – por ajo ka thyer premtime të ngjashme më parë.

Ndërkohë në përditësimin e fundit të inteligjencës ushtarake, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia po vazhdon të godasë objektiva joushtarake.

Këto përfshijnë pronat e banimit, shkollat, spitalet dhe qendrat e transportit.