Zelenski përsëri kërkon ndihmë nga Biden

Gjatë adresimit të dytë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kongresin amerikan, është bërë thirrje që presidenti amerikan Joe Biden të jetë lider i paqes.

“Si lider i kombit tim, i adresohem presidentit Biden. Ju jeni lider i kombit tuaj, një kombi të madh. Dua të jeni lider i botës. Të qenit lider i botës, nënkupton të jeni lider i paqes”, tha Zelensky.

Ai vazhdimisht i ka bërë thirrje ligjvënësve amerikanë, që ta rrisin presionin mbi Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin.

Madje ka ripërsëritur kërkesën për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, që sipas tij do të shpëtonte miliona jetë të civilëve të pafajshëm. /Telegrafi/