Zelanda e Re ka hapur plotësisht kufijtë e saj për të gjithë vizitorët

Kufijtë e Zelandës së Re janë plotësisht të hapur për vizitorët nga e gjithë bota, për herë të parë që nga marsi i vitit 2020 për shkak të pandemisë Kovid-19.
Procesi i rihapjes së plotë përfundoi të dielën në mesnatë sipas kohës lokale, kur vizitorët që kishin nevojë për vizë, si dhe studentët e huaj, u lejuan të ktheheshin në Zelandën e Re.
Megjithatë, shumica e udhëtarëve që vijnë në Zelandën e Re duhet të vaksinohen kundër Kovid-19 dhe të rezultojnë dy herë negativ përpara mbërritjes, megjithatë, nuk ka më karantinë.