Zëdhënësi i Pentagonit, Xhon Kirbi, kalon në detyrë më të lartë në Shtëpinë e Bardhë
Zëdhënësi i Pentagonit, Xhon Kirbi, në të ardhmen do t’i koordinojë komunikimet strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, njoftuan mediat britanike, duke iu referuar zyrës së presidentit amerikan.
“Në këtë cilësi, Kirbi do t’i koordinojë përpjekjet ndër dikasteriale për të qartësuar politikën e SHBA-së dhe do të jetë një zë i rëndësishëm i qeverisë për çështjet në këtë fushë, duke përfshirë mbajtjen e konferencave për shtyp në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në kumtesë.
Kirbi, i cili u bë imazh i konferencave në Ministrinë amerikane të Mbrojtjes, veçanërisht gjatë pushtimit rus të Ukrainës, paraprakisht ka punuar në Departamentin e shtetit.

