Zbulohet një automjet që ka kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedimin e dokumentacionit adekuat (KRGJ)

Shkup, 31 janar – Nëpunës nga Stacioni policor në vendkalimin kufitar “Tabanovc” pranë Qendrës rajonale për punë kufitare Veri, të shtunën gjatë kontrollit të kryer të automjetit – furgon “Fiat Dukato”, me targa gjermane, kanë konstatuar se ai nuk posedon dokumentacion të plotë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

Nga ana e Inspektoratit shtetëror për transport, janë shqiptuar sanksione adekuate për automjetin.

Siç informuan nga MPB, automjeti ka qenë i drejtuar nga A.R. (28) nga Radovishi.