Zbulohet fosil i një dinozauri të ri rreth 200 milionë vjeçar

Një ekip i paleontologëve kinezë ka gjetur fosilin e një dinozauri të ri që daton nga periudha Jurasike e Hershme në provincën Yunnan në Kinën jugperëndimore. Studimi i botuar në revistën “Acta Geologica Sinica” shpjegon se ekzemplari ishte i gjatë rreth 1.7 metra dhe se forma e dhëmbëve supozon se dinozauri ishte barngrënës, citon “Xinhua”.

Bi Shundong nga Universiteti i Yunnan, autor i hulumtimit, thotë se studimet e eshtrave treguan se dinozauri ishte rreth 3 vjeç. Ai shpjegoi se duke qenë shumë të hollë, kockat e ekzemplarëve të rinj nuk ruhen lehtë në shtresat e nëntokës dhe për këtë arsye studiuesit dinin pak për karakteristikat e tyre morfologjike. Ekipi hulumtues doli në përfundimin se dinozauri mund të jetë mbytur gjatë një përmbytje, gjë që ka bërë të mundur që shumica e kockave të tij të ruhen.

Rreth nesh

Adresa
8 Udarna Brigada
Shkup – RMV-të, 1000

Hours
Monday—Friday: 9:00AM–5:00PM
Saturday & Sunday: 11:00AM–3:00PM