Zbulohen nëntë emigrantë nga India dhe Pakistani në rajonin e Radovishit

Shkup, 11 mars – Policia mbrëmë në një automjet në Komunën Konçe ka zbuluar nëntë emigrantë nga India dhe Pakistani.

“Më 1 mars në orën 8.30 nëpunësit e policisë të Stacionit Policor Radovish në Komunën Konçe kanë gjetur një automjet “xhip sangojng” ku ka pasur nëntë emigrantë, prej të cilëve pesë nga India dhe katërt nga Pakistani, të moshës mes 20 dhe 30 vjeç”, kumtoi MPB-ja.

DPB Radovish  në koordinim me inspektorët e QR Lindje ka ndërmarrë masa për ndriçim të plotë të rastit.