Zbulohen edhe 17 mijë hektarë pasuri e babait të kryetares “modeste” të Shkupit, Danella Arsovska!
Shkup, 21 qershor – Dokumentet nga kadastra, të siguruara përmes qasjes së lirë tek informatat publike, zbulojnë se gjashtë parcela kadastrale në Gazi Babë kanë përfunduar tek kompania “Titan Motors”, pronar i së cilës është Vanço Jovanovski, babai i kryetares së Shkupit Danela Arsovska. Është një pronë ku ka objekte biznesi dhe po ndërtohen salla, në bazë të një plani urbanistik të miratuar në vitin 2000, shkruan Fokus.
Ajo që është karakteristike për të gjitha parcelat është se ato janë blerë gati katër vite më parë, më saktë në periudhën 2018-2019, pas së cilës kanë filluar aktivitetet ndërtimore dhe një objekt është ende në pritje të miratimit të ndërtimit. Në këtë mënyrë është zgjeruar edhe për 17 ijë hektarë më tepër “imperia” e babait të Arsovskës, ndryshe ish inspektor policor.
Sado që Arsovska në listën e saj te Antikorrupsioni ka paraqitur pasuri modeste, megjithatë lista e pasurisë së babait të saj sikur të mos ketë fund, kurse nuk është për t’u nënçmuar as pasuria e vëllait të saj.
Revista Fokus me një rast ka vizituar disa lokacione që figurojnë në emër të Jovanovskit (babait të Danella Arsovskës). E tërë pasuria e tij gjendet në disa adresa të ndryshme, respektivisht është e shpërndarë në komunat Kisella Vodë, si dhe në lagjet Karposh dhe Kapishtec. Lokacioni i parë gjendet te salla e sporeteve “Rasadnik” në Kisella Vodë. Arsovska është akuzuar në disa raste se falë saj kjo kompani është zhytur në borxhe, e një gjë të tillë e tregon edhe gjenda faktike në teren, ku vërehet salla e sporteve me dritare të thyera dhe me brendi të shkatërruar.
Në lokacionin e dytë që figuron në emër të Jovanovskit, mund të vërehet shtëpi e madhe me oborr në lagjen elitare “Përzhino”, në të cilën adresë gjendet edhe Shtëpia e pleqve “Feniks Familly”, që është pjesë e një zinxhiri të shtëpive të pleqve të cilat gjenden në tri komuna të ndryshme në Shkup. Kjo shtëpi e madhe, me oborr prej 1.000 katrorëve është në emër të babait të Arsovskës, por me siguri është dhënë me qira, kurse udhëhiqet nga një person me emrin Bllagoja Stevanovski, me profesion psikiatër.
Aty vërehet qartë ndërtesa e bukur dhe luksi që e posedon. Gjendet 450 metra nën shpatin e malit Vodno dhe posedon 40 dhoma të klimatizuara me banjo individuale dhe terasa, që ofrojnë pamje panoramike të Shkupit. Në të njëjtën lagje elitare (Përzhino), gjendet edhe një pasuri tjetër e patundshme e Jovanovskit, ku dikur ka qenë hoteli i njohur “Imperial”. Aty gjendet selia e një kompanie tjetër që ai e posedon. I njëjti objekt, sipas mediumeve, pak më vonë është adoptuar në Shtëpi për pleq me emrin “Harmonia” në pronësi të Todor Terziev. Ai e ka shfrytëzuar me qera këtë objekt nga viti 2016 deri në vitin 2021, kur është transferuar në lagjen Kapishtec.
Ndoshta këtu bazohen dyshimet e opinionit se hyrja e saj në politikë si kryetare e Qytetit dhe formimi i paralajmëruar i partisë “Drejtësia”, mund të kenë qëllim ruajtjen dhe shtimin e “mallit” familjar. Krahas kësaj, pak më gjatë kohë në kuloare qarkullon informacioni se partia e Arsovskës duhet të shërbejë edhe si “strehimore” e re politike për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe përkrahësit e tij, shkruan Zhurnal./Zhurnal