Zbulohen 8pllaka guri të dinastisë Qing 

Tetë pllaka guri që datojnë nga dinastia Qing (1644-1911) janë zbuluar në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, thanë autoritetet lokale, citon “Xinhua”.

Pllakat u gjetën në tempullin Chengdu Wuhou, i cili u ndërtua gati 1800 vjet më parë për të përkujtuar figura të shquata të kohës, si Liu Bei, themeluesi i shtetit Shu gjatë periudhës së Tre Mbretërive (220-280), dhe Zhuge Liang, një strateg i njohur ushtarak i Liu.

Një cep i një pllake guri u zbulua në një mur gjatë punimeve të rinovimit të faltores në shkurt. Pas skanimit dhe pastrimit të murit nga institucionet profesionale, u gjetën 15 fragmente të tetë pllakave prej guri, tha Ma Ping, zëvendësdrejtor i muzeut të Chengdu Wuhou.

Mbishkrimet më të hershme datojnë 350 vjet më parë, ndërsa mbishkrimet e fundit kanë një histori prej 201 vjetësh.

Zbulimet e reja do të shfaqen për publikun pasi t’i nënshtrohen masave mbrojtëse, tha An Jianhua, një zyrtar i muzeut.