‘Zbulimi’ që po bën bujë në rrjete sociale – një burrë gjen një gjarpër të ngrirë brenda një dyqani akulloresh, publikon foto

Një burrë tajlandez është bërë viral pasi gjeti një gjarpër të ngrirë brenda një dyqani akulloresh.

Rayban Naklengboon ndau fotografi të zbulimit drithërues në Facebook, duke tronditur përdoruesit.

Postimi ngjalli mijëra reagime dhe komente ku disa reaguan të tmerruar, ndërsa të tjerë bënin shaka.

“Epo, ju po merrni disa proteina shtesë me akulloren”, shkroi një përdorues.

“Kafshata e parë të lidh, tjetra të vendos në një shtrat spitali”, tha një tjetër.