Zbardhet agjenda/ Cravinho do takojë Pendarovskin, Kovaçevskin dhe Osmanin

Lisabon/Shkup, 26 Korrik – Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani sot do të jetë nikoqir i ministrit të Jashtëm të Portugalisë, Joao Gomes Cravinho i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup.
Në takim është parashikuar shkëmbimi i mendimeve për procesin eurointegrues të vendit tonë, marrëdhëniet bilaterale dhe perspektiva për zhvillimin e mëtejshëm me theks të veçantë në relacionet ekonomike.
Ministri i jashtëm portugez gjatë qëndrimit në vendin tonë do të realizoi takim me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.