Zarf me plumba dhe kërcënime për kryeministrin Izraelit

Për herë të dytë brenda një jave një zarf me disa plumba dhe kërcënime me vdekje i janë dërguar kryeministrit izraelit Naftali Benet.

Lajmi u konfirmua nga policia, që ka përforcuar masat e sigurisë në mbrojtje të kryeministrit dhe familjarëve të tij.

Për momentin nuk dihen ende origjina dhe autorësia e këtyre kërcënimeve.