Zanetti bisedon me Dybalan – tenton ta bind t’i bashkohet Interit

Javier Zanetti ka biseduar me Paolo Dybalan të cilin ka tentuar ta bind për t’u transferuar tek Interi.

Zëvendëspresidenti i “Zikaltërve” po e sheh Dybalan si një vlerë të shtuar për skuadrën andaj shpreson që argjentinasi ta zgjedhë pikërisht Interin si destinacionin e ardhshëm të tij.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, bisedimet ndërmjet Zanettit dhe Interit janë zhvilluar para finales së kupës “La Finalissma”.

Dëshirë për ta transferuar mesfushorin ofanziv ka shprehur edhe Beppe Marotta që shpreson që 28-vjeçari të zbarkojë sa më shpejt në “Giuseppe Meazza”.

Dybala tashmë është lojtar i lirë, pasi kontrata me Juventusin i skadon këto ditë.