Zaharieva: Politikanët në Shkup ende janë viktimë e propagandës komunistike jugosllovene

Sofje, 30 shtator – Një gjë duhet të jetë e qartë për politikanët në Shkup, Bashkimi Evropian garanton jetë më të mirë për qytetarët e tyre, dhe ata e duan pikërisht këtë, por në vend se të shkojnë në rrugën e fqinjësisë së mirë, ata ende janë viktima të propagandës komunistike jugosllovene të urrejtjes ndaj Bullgarisë. Kështu shprehet ish ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva në një intervistë për BGNES, informon Zhurnal.

Në pyetjen nëse në Bruksel kuptojnë se maqedonizmi është i pabashkuar me vlerat evropiane dhe se nuk e ka vendin në BE, ajo potencon se është e qartë se kush ka interes, e kush nuk dëshiron Maqedonia të hyjë në BE, dhe kush dëshiron të Ballkani të ngelet jostabil.

“Ursula Fon der Leyen vështirë se do të harojë si e pritën në Parlamentin e Maqedonisë, me pankarta “Tradhëtarë të popullit”, “Populli thotë jo, kuptoni”, “Gjuha është identitet”, “Fëmijë të zaevizmit, po e ktheni fashizmin”. Çfarë ndodhi me presidentin franez, çfarë me komesarin për zgjerim? Moti vala antibullgare u bë antievropiane. Të gjithë e dimë kush ka interes nga kjo, kush nuk dëshiron Maqedonia të hyjë në Bashkimin Evropian dhe kush dëshiron që Ballkani të ngelet jostabil. Vallë nuk mendoni se ambasadorët evropianë në Shkup para disa ditëve nuk e panë se si në tribuna të stadiumit të tyre publiku fishkëlleu himnin tonë dhe i fyen futbollistët tanë. A keni parë ju gjeste të tilla në Razgrad kur ne pritëm kombëtaren e Maqedonisë?”, thotë Zaharieva.//Zhurnal.mk