Zaharieva: Nëse hiqet vetoja, maqedonasit asnjëherë nuk do ta mësojnë historinë e vërtetë

Sofje, 16 qershor – Zaharieva, ish ministrja e jashtme e Bullgarisë, sot deklaroi se tërheqja e shpejtë e vetos do të sjellë dëm për Bullgarinë dhe për Maqedoninë, informon Zhurnal.

Ajo ka komentuar qëllimin e kryeministrit Kirill Petkov, që proppozimin francez t’ia lë Kuvendit për të debatuar, që sipas saj, ai komision është thjeshtë trup ndihmës në Kuvend dhe nuk mund të vendosë për gjëra të tilla.

“Kirill Petkov hyri në lojën e Maqedonisë së Veriut, duke premtuar se do të bëjë kompromise dhe të cilat nuk do të pasqyrojnë interesat e Bullgarisë. Edhe Bullgaria edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të humbasin nga heqja e vetos. Në interes të tyre është të reformohet Maqedonia. Në interes të tyre është që të dinë historinë ashtu si është, dhe jo historia e shpikur që i largon nga Bullgaria dhe bullgarizmi”, thotë Zaharieva.

Ajo vlerëson se heqja e vetos do të ishte dhuratë për Vlladimir Putinin.

“Në veprimet e tij, Kirill Petkov i varrosë përjekjet e Bullgarisë për reformim të Maqedonisë së veriut dhe përjekjet për shndërrimin e saj nga ndihmës i Putinit në shtet evropian”, thotë ajo.

Sipas saj, Franca nuk mund të garantojë këreksat e Bullgarisë nëse ata nuk hyjnë në kornizën negociuese dhe nuk miratohen nga të gjitha vendet e BE-së.

“Pjesë e propagandës së Shkupit është se nëse nuk do të fillojë negociatat, kjo do t’i afronte kah Rusia. Në fakt ata asnjë herë nuk janë larguar. Kjo është problem i yni dhe shumë herë u’a kemi thënë partnerëve tanë evropianë”,thotë Zaharieva./Zhurnal.mk