Zaharieva: Ne edhe më tej nuk e pranojmë gjuhën maqedonase, çështjet historike janë pjesë e kornizës

Sofje, 18 korrik – Deputetja e GERB, Ekaterina Zaharieva, tha se me nënshkrimin e protokolit, çështjet historike janë pjesë e kornizës negociuese, së bashku me sanksionimin e gjuhës së urrejtjes dhe kërkesat tjera bullgare. Sipas saj, më erëndësishmja është se Bullgaria edhe më tej nuk do ta pranojë gjuhën maqedonase dhe të njejtën do ta quajë “gjuhë zyrtare sipas Kushtetutës”, transmeton Zhurnal.

“Është me rëndësi të tregohet se me këtë nuk e pranojmë gjuhën maqedonase, por vazhdojmë të përdorim formulimin e 1999, gjuhë zyrtare sipas Kushtetutës së shtetit. Më tej, kërkesat tona për ndalimin e gjuhës së urrejtjes, përforcimin e bashkëpunimit bilateral dhe zbatimin e vendimeve nga komisioni historik, përfshirjen e bullgare në Kushtetutën e RMV-së, janë pjesë e kornizës negociuese”, tha Zaharieva.

Ajo kërkon të qetësohen gjakrat në Maqedoni.

“Shpresoj se do të qetësohen gjakërat në RMV. Jo pak, por shumë duhet të qetësohen. E pamë çfarë ndodhi, e pamë çfarë tensione kishte, e pamë retorikën antibullgare, antievropiane dhe anti NATO. U kthye retorika prej para 30 viteve. Si duket nuk duan të jenë pjesë e BE-së, edhe pse ato protesta ishin të organizuara nga opozita. Kjo i ndihmon pak Bullgarisë e cila gjithnjë thoshte se duhet të reformohen dhe të fillojnë negociatat, sepse do të ishte e dëmshme për RMV-në dhe për BE-në nëse nuk bënin vlerësim adekuat të së kaluarës dhe të fillojnë të shikojnë përpara, nëse nuk demokratizohen”, tha Zaharieva.

Për gjuhën maqedonase, Zaharieva edhe një herë potencoi se “ka dallime, por është shruar në vitin 1945, e bazuar në dialektin bullgar./Zhurnal.mk