Zaev: U bëj apel qytetarëve t’i respektojnë masat kundër Kovid-19, ndërsa shërbimet e inspektimet t’i intensifikojnë kontrollet
Shkup, 9 gusht – Kryeministri Zoran Zaevi u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat ekzistuese dhe të reja, ndërsa kompetentët e shërbimeve inspektuese t’i intensifikojnë kontrollet me qëllim të zbatimit dhe respektimit të rreptë të tyre.
Në profilin e tij në Fejsbuk theksohet se masat e reja për mbrojtje të popullatës nga Kovid-19 dhe parandalim të përhapjes së tij.
“Nga 19 gushti i vitit 2021 vendoset vërtetim i detyrueshëm i imunizimit, të paktën dozën e parë, me shërbim të detyrueshëm sigurie për kontroll të paraqitjes së dëshmisë për vaksinim gjatë hyrjes në çdo lloj objekti në ambient të hapur, përfshirë edhe në objekte hotelerie, ku ka më shumë se 30 persona të pranishëm, për çdo ngjarje (festim, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore dhe sportive) në ambient të hapur. Masa ka të bëjë për personat mbi 18 vjeç”, theksohet në publikim.
Deri më 15 gusht, të gjitha objektet e hotelerisë të regjistruara për festime mund të punojnë në ambient të mbyllur, vetëm me respektim të masave Kovid-19, me kapacitet deri 40% dhe më së shumti 250 mysafirë.
Për klubet e natës (diskoteka), kabare, bare mbetet ndalesa për punë në pjesën e mbyllur të objektit, lejohet të punojë pjesa e hapur (tarracat) me kapacitet 50% të ambientit dhe numër të kufizuar të vizitorëve deri më së shumti 1.000 vizitorë.
Zaevi përkujton edhe se nga 16 gushti plotësisht ndalohet puna dhe organizimi i çdo lloji të ngjarjeve në ambient të mbyllur në të gjitha objektet e hotelerisë (edhe në kafene), përfshirë edhe festimet në objektet e hotelerisë të regjistruara për festime apo lloj tjetër të objekteve të llojit të mbyllur.