Zaev: Së bashku mundemi shumë, pres në “Ballkanin e Hapur” të bashkëngjiten edhe të tjerët

Beograd, 1 gusht – Ballkani tashmë nuk është një bombë e tempuar, por simbol i miqësisë, ndërsa nisma rajonale “Ballkani i Hapur” tani na krijon mundësi të bëjmë shumë dhe vetë ta përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaevi, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Zaevi në një intervistë inkluzive për TV Tanjug, siç bëri të ditur RT Vojvodina, theksoi se e flet këtë, flet me të njëjtat mendime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, dhe shtoi se në periudhën e ardhshme, dhe pavarësisht reagimeve negative që vijnë nga Prishtina, Sarajeva dhe Podgorica, të cilat   janë të parëndësishme, sepse pikëpamjet  e qytetarëve sipas analizave që i ka parë janë pozitive, beson se në këtë nismë do të bashkëngjiten edhe vendet e tjera.

“Çfarë është keq këtu nëse veprojmë së bashku në rast të zjarrit, përmbytjeve apo tërmeteve. Ne  trefish i rrisim kapacitetet tona, që do të thotë më shumë jetë të shpëtuara, si dhe prona të mbrojtura”, tha Zaevi, duke porositur se fokusi në periudhën e ardhshme do të jenë që kufijtë midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut të punojnë në parimin “Pa pritje, vetëm nisu”.

Siç u tha në samit, nëse tejkalohen dobësitë e administratës, më 1 janar të vitit 2023, nuk do të ketë kufij midis vendeve tona.

Zaevi theksoi se kjo do të bëhet hapësirë e hapur dhe se TVSH-ja do të lidhet në mënyrë softuerike, ashtu që, nëse një kamion niset nga Novi Sadi për në Gjevgjeli, të gjitha të dhënat për TVSH-në do të kalojnë nëpër një sistem.

Ai theksoi se janë të hapura mundësitë për financim të projekteve të cilat drejtpërdrejt do t’u ndihmojnë qytetarëve, pa pritje kjo të bëhet përmes kapitujve dhe anëtarësimit në BE.

Ai theksoi se duhet të punohet në lidhjet ndërshtetërore, si dhe në lidhjet e odave, ekonomive, artistëve tanë nga të gjitha fushat.

Siç deklaroi, me të njëjtat mendime flet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.

Siç tha, fabrikat që kanë interes të investojnë në Vranjë, mund të jenë më të suksesshme nëse tërheqin fuqi pune nga Kumanova.

“Siç ekzistojnë fabrika si në Strugë Magna nga Kanadaja, të cilat duhet të tërheqin kuadro dhe punëtorë nga Shqipëria”, vlerësoi Zaevi.

Ai theksoi se nevojitet të përmirësohen proceset reformuese, sundimi i së drejtës, liria e përgjithshme, shëndetësia, arsimi dhe bashkëpunimi rajonal.

Qëllimi, tha ai, është të rinjtë të qëndrojnë në vendin e tyre dhe i theksoi përfitimet që janë arritur deri më tani.

“Secili qytetar i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili është i sëmurë nga korona, të mundet falas    të trajtohet në këto tre vende.

Zaevi theksoi se janë nënshkruar marrëveshje me të cilat u avancuan sistemet e institucioneve, ndërsa në samitin të enjten, u nënshkrua marrëveshja për veprim të përbashkët dhe bashkim të kapaciteteve të sistemit për siguri dhe mbrojtje nga katastrofat.

Të tre vendet, tha kryeministri, punojnë së bashku edhe në krijimin e fondit që do t’i motivojë aktorët, regjisorët dhe skenaristët të incizojnë filma, si ekip, së bashku.