Zaev: Popujt tanë kërkojnë të miqësohemi, “Ballkani i hapur” nuk është alternativë e BE-së

Shkup, 9 gusht – “Ballkani i hapur” është shprehje e vullnetit të fuqishëm politik të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë dhe iniciativës me interes publik. Lidhemi me qëllim të qartë, të hapur dhe publik që popujt tanë, orë e më parë të ndjejnë përfitime ekonomike direkte nga lehtësimet që do t’i sigurojmë. Presim që benefitet të ndjehen në buxhetin vendor në miliona familje, në kualtetin e jetës të miliona njerëzve.

Kështu shprehet kryeministri i vendit Zoran Zaev në tekstin autorial për gazetën serbe “Politika”, informon Zhurnal.

“Ajo që sot e ndërtojmë është evropiane dhe asgjë më ndryshe, që në vete, në themelet ee saja përmbanë katër liritë e BE-së, lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mira, kapital dhe shërbime. Ballkani i hapur është demonstrim i progresit, hap i jonë përpara drejt të cilit jemi të udhëzuar duke ndjekur vullnetin e shumicës së popujve tanë. Nuk ka më pritje. Mbështetja e secilit është i mirëseardhur në këtë rrugë të përbashkët evropiane, e më së shumti është e mirseardhur mbështetja e BE-së, si partner i ynë natyror”, konsideron Zaev.

Ai rikujton se “Ballkani i hapur” nuk është alternativë e BE-së por zbatim i asaj që duhet ta zbatojë edhe vet BE-ja.

“”Ballkani i hapur” është i komplementar dhe jo në kundërshtim me BE-në. Ballkani i hapur është përforcues i agjendës sonë evropiane, me çka të tre vendet ngelen të përkushtuara në agjendat dhe obligimet për anëtarësim në BE. Por, u pajtuam se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk do ta ndalin integrimin e tyre përshkak sinjaleve konfuze që Brukseli i dërgon lidhur me zgjerimin për të cilën deri dje thonin se është strategjike për BE-në. E derisa BE-ja në mëngjes zgjerohet e në mbrëmje mbyllet, rruga jonë është e hapur edhe natën edhe ditën, pa dilema për bashkëpunim të përkushtuar, të fqinjësisë, solidaritetit, më tepër liri dhe jetë më të mirë për çdo qytetarë nga rajoni”, shprehet Zaev.

Kryeministri thotë se qytetarët nuk duhet më të presin që BE-ja të arrijë konsensus. E tanishmja dhe e nesërmja në këtë shekull 21 digjital, nuk munden më të presin.

“Nëse vendet anëtare mundeshin ta krijojnë BE-në, pse ne nuk mundemi ta krijojnë “Ballkanin e hapur”. Moderlin e kemi dhe falë Zotit mësojmë nga gabimet tona në të kaluarën por edhe nga gabimet e BE-së.

Mënyra e vetme si mundemi ta përmirësojmë jetën në rajon është ta sjellim atë që qytetarët e kanë në Gjermani, në Francë, Austri, Itali, këtu në rajon. E të gjithë e dimë se këto vende tona mike do të na ndihmojnë në transferimin e përvojave, dijes dhe standardeve”, ka shkruar Zaev në Politika.//Zhurnal.mk