Zaev-Pompeo: Siguria dhe stabiliteti i rajonit asnjëherë nuk kanë qenë më të rëndësishme në 20 vitet e fundit

Shkup, 5 korrik – Në konferencën e Ekonomist në Athinë, kisha takim me mikun tonë, Majk Pompeo, ish-sekretar amerikan i shtetit. Pompeo është mbështetës i madh i Maqedonisë së Veriut dhe popullit maqedonas, i cili në periudhën kyçe  para anëtarësimit tonë në NATO ka dhënë kontribut të madh për rrumbullaksim të suksesshëm të këtij prioritetit tonë strategjik dhe të sigurisë, ka shkruar Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

“Siguria dhe stabiliteti i rajonit asnjëherë nuk kanë qenë më të rëndësishme në 20 vitet e fundit. Bashkëpunimi me sistemet e zhvilluara të sigurisë të vendeve si SHBA-ja dhe Izraeli ka një rëndësi të madhe si për aleancën e NATO-s ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Me ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Beni Ganc, u pajtuam se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut në këto momente të pushtimit ushtarak ndaj territorit të Evropës është kyç për stabilitetin e Ballkanit”, njoftoi Zaev në Fejsbuk.