Zaev: Nuk mendohet për shtyrjen e regjistrimit

Shkup, 18 gusht – Kryeministri Zoran Zaev sot ka deklaruar se nuk mendohet shtyrja e fillimit të Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave.

“Regjistrimi tashmë është dakorduar me kërkesë të pjesëmarrësit serioz në shoqërinë tonë, ajo është partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE. Toleranca është virtyt i partive në pushtet, në krye me LSDM-në atë e pranuan dhe e anuluam regjistrimin që do të zbatohet nga 5 shtatori deri më 30 shtator”, ka deklaruar Zaevi në fillim të investimit jugokorean në ZZHTI Shkup 2.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ai ka thënë se këto ditë, në kohën e pushimeve, më 15 gusht bëhen përpjekje shtesë që të mund qytetarët të paraqiten për realizimin e regjistrimit.

“Apeloj edhe një herë deri te qytetarët, kompensimet janë prej 25.000 deri 45.000 denarë për 25 ditë punë. Apeloj deri te qytetarët veçmas te komunat që Enti statistikor i publikon, ku ka deficit të njerëzve të paraqiten që të mund të rrumbullakohen me kohë të gjitha numrat. Besoj se do të ketë mjaftueshëm regjistrues. Apeloj deri te të gjithë, nëse janë institucione, firma private, para së gjithash ndaj qytetarëve, por edhe subjektet politike të ndihmojnë në sigurimin e numrave të përgjithshëm të regjistruesve”, ka thënë kryeministri.

Zaevi ka theksuar se nga 25.000 deri 45.000 denarë janë të hyrat për regjistruesit për 25 ditë anketim. Ka rikujtuar se detajet tashmë i ka dhënë edhe drejtori i Entit për statistikë.

“Për regjistrimin nuk guxojmë të mendojmë të anulohet, ajo është detyrë e jonë. Të gjithë jemi bashkë në këtë punë. Ja edhe opozita me kërkesat e saja, të gjithë të realizojmë regjistrimin pasi ai është operacion statistikor që është e nevojshme për të gjitha planet tona ekonomike dhe sfidat që i kemi para nesh. Dhe në fund pas 20 vitesh të zbatojmë këtë operacion statistikor”, ka deklaruar Zaevi.