Zaev falenderon zjarrfikësit për përkushtimin dhe njofton për ardhjen e 4 helikopterëve ndihmë nga Serbia
Shkup, 3 gusht – Pas shuarjes së zjarrit në Koçan, kryeministri Zaev nuk ka nguruar të shprehë faleminderim për të gjithë zjarrfikësit që nuk lejuan të ketë viktima dhe dëme më të mëdha materiale.
Sa i përket dëmeve materiale që janë shkaktuar, Zaev premton se do të kompensohen, informon Zhurnal.
Mëngjesin e sotëm dy helikopterë morën pjesë në shuarjen e zjarrit ndërsa në çdo moment priten edhe katër të tjerë si ndihmë nga Serbia. Gjithashtu, siç njofton Zaev, edhe aleatë tjerë të NATOs nga rajoni janë të gatshëm të dërgojnë pajisje për të ndihmuar në teren.
Për momentin janë aktive 13 zjarre, shumica janë lokalizuar, Koçani është nën kontroll, ndërsa në Nagoriçan të vjetër janë dërguar kapacitete më të mëdha për shuarrje të zjarreve.
Zaev në fund bën apel që qytetarët të mos shëtisin pyjeve përshkak motit tejet të nxehtë.//Zhurnal.mk