Zaev: BE-ja ka obligim moral ndaj Maqedonisë të gjejë mënyrë për të zhbllokuar zgjerimin

Shkup, 30 gusht – Kryeministri Zoran Zaev sot ka marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbah i cili këtë vit është përkushtuar në tre tema: “Sigurimi i të ardhmes së Evropës”, “Financimi i të ardhmes së Evropës” dhe “Ndryshimet klimatike”, informojnë nga Qeveria.
Përmes lidhjes së videokonferencës, ai ka marrë pjesë në panelin “Perspektivat e Maqedonisë së Veriut”, së bashku me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd dhe për Ballkanin Perëndimor.
Në fjalimin e tij hyrës, Zaev theksoi se anëtarësimi i vendit në BE është perspektivë edhe pa alternativë edhe krahas zhgënjimit nga bllokimi i procesit eurointegrues nga ana e Bullgarisë.
“Plotësisht jemi të përkushtuar në këtë proces sepse na udhëheqin vlerat evropiane të cilat janë edhe vlerat tona dhe të cilat me të gjitha politikat që i implementojmë e realizojnë evropianizimin dhe ky është motivimi ynë më i fuqishëm. Qëllimi është Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është anëtarësim për shkak të anëtarësimit por për shkak të arritjes së standardeve dhe implementimit të atyre standardeve në të gjitha fushat e shoqërisë sonë”, theksoi Zaev.
Se vendi është në rrugën e vërtetë dhe se i plotëson të gjitha kriteret, shtoi Zaev, ishte konfirmuar me vendimin dhe rekomandimin e Komisionit Evropian deri te Këshilli Evropian më 20 mars të vitit 2020, të mbështetur nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, për mbajtje të konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, organizimi i së cilës pastaj ishte bllokuar nga Republika e Bullgarisë.
“BE-ja ka obligim moral ndaj Maqedonisë së Veriut. Të gjitha reformat në vend janë zbatuar ose janë në vijim, me fqinjët vendosëm çështje të cilat ishin hapur pas disa dekadave, siç ishte Marrëveshje e Prespës me Greqinë, ose Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë. Maqedonia e Veriut është model i suksesshëm i bashkësisë multietnike funksionale dhe lider i bashkëpunimit rajonal, ndërsa me anëtarësimin në NATO ne jemi bërë faktor i stabilitetit të Ballkanit Perëndimor”, ka potencuar Zaev në forumin evropian Alpbah.
Ai shtoi se të gjitha vendet anëtare janë unanime se Maqedonia e Veriut dorëzoi dhe se BE-ja mbeti e obliguar me plotësimin e vendimit të saj për fillim të negociatave, dhe shpreson se kjo do të bëhet realitet sapo Bullgaria të formojë qeveri politike funksionale dhe shfaqi shpresë se në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Lubjanë më 6 tetor do të ketë lëvizje serioze të zgjerimit të bllokuar të BE-së.
Ndërmjet pyetjeve nga auditori në Forum vëmendje e veçantë ishte përkushtuar në Iniciativën Ballkani i Hapur për të cilën Zaev ka potencuar se nuk është alternativë për anëtarësim në BE, por proces i cili i përshpejton proceset eurointegruese në vendet e rajonit, i cili e lidh Ballkanin Perëndimor sipas parimeve të BE-së dhe i cili realizon kontribut të madh në përforcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit.