Zaev: Armata la një shenjë të qëndrueshme dhe goditëse në pavarësinë e atdheut tonë
Shkup, 18 gusht – Sot është Dita e Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ditë kur me krenari të veçantë dërgojmë falënderim të sinqertë te pjesëtarët e Armatës për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, profesionalitetin dhe angazhimin vetëmohues në mbrojtjen e integritetit territorial dhe sigurinë e shtetit tonë.
Këtë e shënoi në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev me rastin e Ditës së Armatës.
“Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut la shenjë të qëndrueshme dhe goditëse në pavarësinë e atdheut tonë, në themelet e të cilit janë traditat e lavdishme të njësive partizane nga Lufta Çlirimtare Popullore (LÇP) të cilët u ndalën në anën e forcave antifashiste progresive dhe e çliruan territorin e shtetit tonë, duke marrë pjesë me sakrificë në realizimin e ëndrrës shekullore të qytetarëve tanë për vendin e tyre”, publikoi Zaev.
Në ditën e sotme, në vitin 1943 në Sllavej Planina u formua shkëputja e parë partizane, batalioni “Mirçe Acev”, ndërsa sot, 78 vjet më vonë, përkujton ai, Armata jonë në nivel më të lartë profesional, së bashku me ushtarët e vendeve-anëtare të NATO-s dhe sipas standardeve të Aleancës, merr pjesë në misionet paqësore ndërkombëtare dhe jep kontribut në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.
“Në këtë ditë, ne qytetarët dërgojmë falënderim te të gjithë pjesëtarët e Armatës për kontributin e tyre të madh për sigurinë dhe sovranitetin e shtetit tonë, për kontributin e tyre në procesin e përfshirjes drejt lidhjes më të fuqishme ushtarake të sigurisë – NATO, për pjesëmarrjen e tyre në misionet paqësore, ndihmë të qytetarëve gjatë fatkeqësive elementare”, shënon kryeministri.
Në emër të atij kontributi të madh të armatës sonë, citon Zaev, vazhdimisht e përmirësojmë statusin e pjesëtarëve të ARMV-së me rritje të përhershme të buxhetit me rritje të pagave, me pajisje të re personale dhe luftarake, me kornizë ligjore për mbështetje për krijim të kushteve optimale në kryerjen e obligimeve të tyre.
“Në emër të Qeverisë, në emrin tim, dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut u falënderojmë për të gjitha përpjekjet, për të gjitha angazhimet, të ndihmoni, ta siguroni të ardhmen perspektive për të gjitha gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. Urime ditën e Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shënoi kryeministri Zaev