Zabrçanec: Gjithnjë e më tepër po rritet mbështetja për Ballkanin e Hapur
Shkup, 20 janar – Koordinuesi nacional për Ballkanin e Hapur dhe iniciativa rajonale, Marjan Zabrçanec, sot në “Utrinski Peçat” deklaroi se Ballkani i Hapur është një lloj politimi i anëtarësimit tonë në BE. Sipas tij, ajo që po e bëjmë me Ballkanin e Hapur – mundësimi i disa bashkëpunimeve rrjedhje e lirë e produkteve tregtare, eksportim më i madh si rezultat i korsive të gjelbra, kjo është BE-ja. BE është themeluar në bazë të bashkëpunimit ekonomik. Ballkani i Hapur nuk mund të jetë zëvendësim për BE-në por është përshpejtues i eurointegrimeve tona, thotë ai, informon Zhurnal.
Zabrçanec shton se edhe Ballkani i Hapur edhe procesi i Berlinit janë iniciativa të cilat janë të nevojshme për njëra tjetrën dhe që sjellin europeizim në rajon përmes vendosjes së standardeve evropiane, kritereve që rezultojnë me jetë më të mirë të qytetarëve dhe institucione më kualitative.
“Mbështetja për Ballkanin e Hapur është në rritje të vazhdueshme. Thuajse nuk ka më parti politike në vend që nuk e mbështetë Ballkanin e hapur. E njejta vlenë edhe në Serbi e në Shqipëri, kuptohet ka disa përjashtime, por nëse i shohim anketat, në fillim e mëbshtesnin vetëm 50-60 përqind e qytetarëve e tani 80 përqind”, shton ai.
Zabrçanec shton se mbështetës më të mëdhenj dhe nevojë më të madhe nga Ballkani i Hapur kanë kompanitë dhe bizneset të cilat janë këtu gjithmonë për t’i mbështetur, por edhe kritikojnë qeveritë nëse ata ngecin në performansën e tyre prej asaj që u është premtuar./Zhurnal.mk

