Ylli i Liverpoolit ‘e lë fajtor’ Kloppin për formën e tij të dobët sezonin e kaluar

Ryan Gravenberch duket se e ka lënë fajtor Jurgen Kloppin për formën e tij të dobët sezonin e kaluar pas ‘ringjalljes’ së tij nën urdhrat e trajnerit të ri, Arne Slot.

Gravenberch u transferua nga Kloppi në verën e vitit 2023 ndërsa ka luajtur në 26 ndeshje në sezonin e tij debutues në Ligën Premier pas transferimit nga Bayern Munich.

Por, nën urdhrat e Slot, ai ka luajtur në çdo ndeshje deri më tani në ligë duke shkëlqyer në pozicionin e tij, teksa së fundmi u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’ në fitoren 2-1 në udhëtim tek Wolves.

Duke folur për paraqitjet e tij në mesfushë, ai dukej se kishte lënë fajtor Kloppin, duke zbuluar se tashmë po e preferon futbollin nën epokën e Slot.

“Kjo është e ekzagjeruar. Unë jam i njëjti lojtar. Ndonjëherë kisha ndeshje sezonin e kaluar kur unë e prekja topin pas pesë minutave”.

“Pastaj nuk mund të bëja lojën time, nuk mund të kapja ritmin. Kjo ndihet më e rehatshme për mua”, ka thënë reprezentuesi holandez.

Gravenberch ka dhuruar disa paraqitje fantastike për Liverpoolin deri më tani të cilët u munduan të nënshkruajnë me Martin Zubimendin nga Real Sociedadi gjatë kësaj vere.

Sidoqoftë, ‘Të Kuqtë’ nuk ishin në gjendje ta transferojnë spanjollin dhe tani Gravenberch e ka shfrytëzuar këtë transferim të dështuar në avantazhin e tij.