Ylli brazilian përballet me ndalim të përjetshëm nga futbolli shkaku i basteve

Ylli i West Ham United dhe Brazilit, Lucas Paqueta po përballet me mundësinë e një ndalimi të përjetshëm për të luajtur futboll, të gjitha për shkak të basteve.
Paqueta u paraqit për herë të fundit në gjykatë më 5 shkurt të këtij viti dhe Federata Angleze e Futbollit (FA) do të shqyrtojë të gjithë situatën këtë muaj, me një ndalim të përjetshëm për të luajtur futboll.
Çështja vlerësohet të zgjasë tre deri në katër javë dhe vendimi do të jepet nga Bordi i Apelit i Anglisë. Palët do të mund të ankohen sërish në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Zvicër, si shkallë përfundimtare.
Mund të duhet deri në një vit që të shpallet vendimi përfundimtar dhe gjatë kësaj kohe futbollisti mund të luajë për klubin e tij.
Fitimet e bastvënësve nga kartonët e verdhë të Paquetas arritën në 100 mijë funte, me shumë baste të bëra nga vendlindja e yllit të West Ham pranë Rio de Zhaneiros.
Paqueta është anëtar i West Ham që nga viti 2022, pasi ka arritur në një transferim prej 43 milionë eurosh nga Lyon. Ai ka luajtur 55 ndeshje për kombëtaren braziliane.